Manchester United ka arritur të fitojë ndaj Brighton Albion në Old Trafford me rezultat 1 me 0.
Golin e fitores për djajtë e kuq e shënoi anglezi Ashley Young në minutën e 66-të, shkruan arbresh.info.
Pas takimit trajneri portugez, Jose Mourinho ka dhënë një deklaratë interesante duke thënë se ekipi i tij nuk e ka merituar fitoren.
“Unë mendoj se Brighton luajti shumë mirë, ne nuk luajtëm mirë”, tha Mourinho.
“Gjëja e mirë për mua ishte se në pjesën e dyte intensiteti i lojës u rritë në kërkim të golit dhe ai u arritë. Pas golit, ne nuk arritëm të mbyllnim çështjen e fituesit, pasi në 15 minutat e fundit pash një skuadër që dëshironte të mos pësonte gol”, shtoi trajneri portugez.
“Por unë duhet të vlerësoj një ekip dhe një trajner, të cilët para pak muajsh, ishin duke luajtur në Championship dhe sot ata luajtën në Old Trafford një lojë shumë të mirë. Brighton është skuadra e cila na ka shkaktuar më shumti probleme në këtë sezon”, përfundoi Mourinho.
United pas kësaj fitoren renditet në pozitën e dytë me 39 pikë, vetëm pesë pikë larg liderit Man City. /arbresh.info/
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA