Google ADS

Mourinho: Nuk e di kur Gareth do rikthehet, jemi të lumtur që e kemi në skuadër

14:49 | 21 Shtator 2020
Arbresh Info

Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho ka konfirmuar se nuk e di se kur do jetë i gatshëm të rikthehet në fushë sulmuesi Gareth Bale.

Uellsiani u huazua gjatë javës së kaluar të Spurs për një edicion pa mundësinë e blerjes në fundin e edicionit, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku portugez ka konfirmuar se nuk e di kur do rikthehet Bale, derisa synon ta ndihmojë të jetë ndër lojtarët më të mirë në botë.

https://twitter.com/caughtoffside/status/1308005553931608066

“Nuk e di kur Gareth do rikthehet, e vetmja gjë që e di është që motivimi është i lartë, është i lumtur me klubin dhe që do luajë për ne”.

“Kur lojtarët kanë këtë motivim, atëherë periudha e shërimit është më e shkurtër. Duam t’i ndihmojë, pra kur të jetë i gatshëm të stërvitet me skuadrën, do stërvitet”.

“Jemi shumë të lumtur që e kemi dhe duam ta ndihmojmë të jetë ndër lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi ai.

Bale edicionin e kaluar bëri 14 paraqitje si titullar në 20 në total, duke shënuar tri herë dhe dhuruar dy asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme