Mourinho nis përgatitjet për transferimin sensacional të Neymarit

08:16 | 1 Shkurt 2018
Arbresh Info

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është duke përgatitur një transferim sensacional gjatë verës për yllin e PSG-së, Neymar.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Mourinho është duke planifikuar të shtoj një ofertë për superyllin brazilian verën e këtij viti, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se qëllimi i trajnerit portugez nuk është vetëm përforcimi i linjës së tij frontale, por edhe rritja edhe më shumë e brendit United në Evropë dhe Azi.

Mourinho dëshiron që 25-vjeçari të jetë pjesë e formacionit së bashku me lojtarin e transferuar së fundmi Alexis Sanchez, i cili ishte bashkëlojtarë me Neymarin te Barcelona për një sezon.

Por, raporti sugjeron gjithashtu që ëndrra mund të mos bëhet realitet për shkak se Neymar vazhdon të mbetet aspak i bindur nga stili i lojës së Manchester United dhe do të preferonte kalimin në Real Madrid./arbresh.info/

Të ngjashme