Roma ka arritur të fitoj në ndeshjen ndaj Cremoneses me rezultat 2-1, në kuadër të Kupës së Italisë në rrethin e 1/8 së finales.
Një ndeshje jo e lehtë por e suksesshme për Romën, që po vuan nga lëndimet, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri Jose Mourinho, foli lidhur me mungesat që do t’i ketë skuadra romake, duke marrë parasysh lëndimet dhe paraqitjet e lojtarëve, në Kupën e Afrikës.
“Derbi në çerekfinalen e Kupës? Nuk e di se si do të mbërrijë skuadra në atë ndeshje. Të dielën kemi një sfidë të vështirë ndaj Atalantës dhe do të japim gjithçka në fushë. Në ndeshjen e Kupës. nëse do të më duhet që ta përdor Lukakun mbrojtës, nuk do të hezitoj dhe do ta bëj”, ka thënë fillimisht Jose Mourinho.
Ai theksoi problemet në mbrojtje që do të has skuadra e tij pasi Ndickas do të udhëtojë tek kombëtarja e tij për të luajtur ndeshjet në Kupën e Afrikës.
Kurse Kumbulla dhe Smalling janë të lënduar ende.
“Ka probleme në mbrojtje, për mua është dramatike që kemi jashtë një si Smalling, pastaj mungon edhe Kumbulla ndërsa Ndicka do të largohet. Jemi në vështirësi të jashtëzakonshme”, shtoi Mourinho.
Kujtojmë se Roma do të ndeshet me Lazion në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...