Jose Mourinho mund të kalojë në Gjermani pasi raportohet se zhvilloi bisedime me Borussia Dortmund për marrjen e detyrës së trajnerit.
Klubi gjerman ka pasur një fillim jo të mirë të sezonit nën drejtimin e Lucien Favre, duke i nxitur ata të marrin në konsideratë një ndërrim të trajnerit.
Sipas mediumit gjerman Bild, Dortmund është në kontakt të rregullt me Mourinhon, por do të preferonte të mos ndryshonte menaxherin në mes të sezonit.
Që kur u shkarkua nga Manchester United në dhjetor, trajneri portugez është i lirë dhe ka punuar si një ekspert ndeshjesh, por kërkon një rikthim në menaxhim.
Si i tillë, ai ka mësuar gjermanishten dhe më parë ka pranuar se një punë në Bundesliga nuk është çështje.
“Tani, unë jam duke studiuar gjermanisht. Jam duke studiuar gjermanisht sepse më mungon kjo gjuhë. Unë flas anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht, italisht…”
“Sigurisht, nuk përjashtoj asgjë, madje as Gjermaninë”, kishte deklaruar portugezi për Gazzetta dello Sport gjatë verës.
Portugezi është lidhur edhe me një numër të madh klubesh dhe kombëtaresh. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...