Mourinho në bisedime me gjigantin evropian

08:31 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Paris Saint-Germain ka filluar kontaktet e para me trajnerin portugez, Jose Mourinho, sipas disa raportimeve.

Përfaqësuesit e teknikut portugez janë takuar me ata të francezëve pas deklaratës së tij muajin e kaluar se është interesuar që të jetë trajneri i tyre në të ardhmen, transmeton arbresh.info.

Drejtuesit e PSG nuk janë edhe aq të bindur me trajnerin e tyre, Unay Emery, pasi trajneri spanjoll sezonin e kaluar arriti vetëm vendin e dytë, por në këtë sezon ata janë të parët dhe pa humbje deri më tani.

Unay Emery, trajner i Paris Saint-Germain
Unay Emery, trajner i Paris Saint-Germain

PSG janë favoritët kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve pas transferimeve të superyjeve si Neymar Jr dhe Kylian Mbappe.

Sipas këtyre raportimeve PSG është i gatshëm të presë Mourinhon deri në përfundim të kontratës së tij me djajtë e kuq.

neymar

 

Vlen të theksojmë se Jose Mourinho ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë me dy ekipe të ndryshme. /arbresh.info/

Të ngjashme