Jose Mourinho ka dy muaj që është shkarkuar nga detyra si trajner i Manchester United.
Trajneri portugez u shkarkua nga Djajtë e Kuq pas rezultateve negative në kampionatin anglez.
Special One kishte një ofertë të menjëhershme nga skuadra e vendlindjes së tij Benfica por që e refuzoi atë.
Të dielën, Mourinho qëndroi në Francë ku ishte i ftuar nga skuadra franceze Lille për ta parë nga afër ndeshjen nga Montpellier.
Ka qenë klubi francez që ka postuar foton e ish-trajnerit të Interit, Chelseat e Realit nga stadiumi, transmeton Telegrafi.
“Shikoni kush është i ftuari në stadium për ta parë ndeshjen. Jo, nuk jeni duke ëndërruar. Është Jose Mourinho, Special One, dora e vetë”, thuhej në njoftimin e klubit francez.
Lille që këtë vit është duke zhvilluar një kampionat fantastik ndodhet në pozitën e dytë në tabelë dhe barazoi pa gola 0-0 kundër Montpellier.
Pas ndeshjes ka folur vetë Jose Mourinho, ku ka thënë se do t’i pëlqente ta drejtonte ndonjë skuadër në një tjetër kampionat.
“Jam një njeri që kam punuar në katër kampionate të ndryshme dhe më pëlqen të mësoj kultura të reja”.
“Të punoj në një ligë të re do të ishte fantastike, por tani për tani jam i qetë ku përpiqem të kaloj kohë me familjen dhe miqtë”.
“Jam duke punuar për të gjetur mundësinë e duhur për tu rikthyer si trajner”, tha Mourinho pas ndeshjes.
Portugezi nuk ka dashur të përmend emrat e ndonjë skuadre se ku ka oferta dhe ku mund ta vazhdoj karrierën e tij.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...