Mourinho: Ndeshja ndaj Celta Vigos, më e madhja në historinë e Man Utd

10:23 | 11 Maj 2017
Arbresh Info

Trajneri Jose Mourinho pretendon se ndeshja e sotme gjysmëfinale në Evropa Ligë kundër Celta Vigos është më e madhja në historinë e Manchester United.

“Për Celtan, bazuar në fjalët e tyre, kjo është ndeshja më e rëndësishme në historinë e tyre dhe unë besoj gjithashtu se kjo është ndeshja më e rëndësishme edhe në historinë tonë”, tha portugezi para ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Zbulohet pse Fernando Torres ishte i zemëruar me Cristiano Ronaldon (FOTO/VIDEO)

“Nuk është më rëndësishme se çfarë ka ndodhur më parë, është e rëndësishme ajo që ndodh në të ardhmen. Nuk besoj që Celta e do këtë më shumë se ne”

“Nuk jam duke e menduar këtë për vete. Jam duke e menduar për klubin dhe lojtarët. Është e rëndësishme për të qenë sërish në një finale evropiane. Është shumë e rëndësishme për të luftuar për trofeun e vetëm që klubi nuk e ka fituar më parë”

“Djajtë e Kuq” siguruan fitore minimale 0 me 1 në takimin e parë të zhvilluar në udhëtim te Celta Vigo pas golit nga talenti 19-vjeçar Marcus Rashford./arbresh.info

Të ngjashme