Jose Mourinho paralajmëroi Henrikh Mkhitaryan se duhet të mundohet më tepër nëse dëshiron të ketë të ardhme në Manchester United.
Mourinho nuk e kishte ftuar në dy ndeshjet e fundit armenin, por do t’ia jep sot një rast të ri kundër Brightonit në Old Trafford.
“Nuk isha i kënaqur me shfaqjet e fundit. Nuk po flas një ose dy, po flas tre, katër ose pesë. Ai filloi sezonin shumë mirë dhe pas kësaj, hap pas hapi po zhduket”.
“Ai pati ulje të nivelit të performancës në aspektin e shënimit të golave, asistimet, rikthimin e topit në fazën sulmuese. Kjo ishte e mjaftueshme për shkak se të tjerët punonin për të pasur një shans.
“Çdo kush që punon do të ketë një mundësi. Është e thjeshtë. Në disa ndeshjet e fundit Mkhitaryan ishte jashtë dhe lojtarët e tjerë kishin mundësi”, tha Mourinho.
Kujtojmë se Mkhitaryan kaloi gjatë verës së kaluar te skuadra angleze për 30 milionë funte nga Borussia Dortmund.
Ai përfundoi sezonin e kaluar me 11 gola duke përfshirë të dytin në fitoren e finales së Ligës së Evropës ndaj Ajaxit me rezultat 2-0.
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...
Policia e Kosovës shqipton 1805 gjoba në trafik për 24 orë
Përleshje masive në Pejë, 10 personat e përfshirë përfundojn...
Messi zbulon emrat e tre portierëve më të mirë gjatë karrier...