Fenerbahce mori një fitore të madhe ndaj Trabzonsporit në udhëtim duke siguruar tri pikët në çastet e fundit të takimit.
Në ndeshjen e cila u zhvillua në kuadër të javës së 11-të, përveç numrit të madh të golave pati edhe disa vendime të diskutueshme nga gjyqtari i takimit.
Kjo duket se ka nervozuar tej mase Mourinhon i cili pas ndeshjes hodhi disa akuza të ashpra në lidhje me penalltinë që nuk iu akordua ekipit të tij.
Ai madje shkoi aq larg me kritikat për ligën, duke thënë se askush jashtë Turqisë, përveç djalit të tij, nuk e ndjek futbollin që zhvillohet atje.
“Shikoni, jo shumë njerëz e ndjekin Superligën e Turqisë nga jashtë. Kush e ndjek këtë ligë sidoqoftë. Djali im është ndoshta i vetmi që e ndjekë në Londër”.
“Skandali më i madh i ndeshjes ishte penalltia që nuk u akordua në favorin tonë. Do ta publikoj këtë në Instagram, rreth 5 milionë njerëz do ta shohin atë aksion dhe do ta shohin se si është Superliga e Turqisë”, ka thënë Mourinho i zemëruar pas ndeshjes.
Me këtë fitore Fenerbahce ka shkuar në kuotën e 23 pikëve, por lider në elitën e futbollit turk mbetet Galatasaray me 28 sosh.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...