Si trajner duhet të tregohesh i butë, por edhe shumë i fortë. Duhet të dish të menaxhosh situatat. Grupi duhet të ketë të njëjtin zë, por duhet të jesh edhe i hapur me lojtarët që më pas të funksionojë skuadra.
Jose Mourinho e thekson edhe njëherë se grupi është më i rëndësishëm se individi në një skuadër futbolli. Tekniku luzitan i cili ka fituar trofe të shumtë duke drejtuar klube nga më të rëndësishmet në Europë, theksoi në një intervistë të fundit se ai është nga ata trajnerë që në stërvitje kërkon impenjim maksimal edhe nëse lojtari quhet “Maradona”.
“Të duhet të kesh shumë personalitet si trajner dhe të thuash se jam shefi dhe se vendimet i marr unë. Kjo nuk është diçka që mund të negociohet, nëse stërvitja në mëngjes fillon në orën 10, atëherë nuk pres asnjë minutë më shumë.
Edhe nëse quhesh Maradona, të cilit nuk kam pasur fatin ta trajnoj kurrë, nëse stërvitja nis në 10, në 10 të dua në fushë. Skuadra vjen e para edhe nëse je futbollisti më i mirë në botë, të gjithë duhet të ndjekin rregullat dhe të respektojnë kolegët.
Si trajner duhet të tregohesh i butë, por edhe shumë i fortë. Duhet të dish të menaxhosh situatat. Grupi duhet të ketë të njëjtin zë, por duhet të jesh edhe i hapur me lojtarët që më pas të funksionojë skuadra./ss
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...