Jose Mourinho nuk i ka ndalur kritikat ndaj gjyqtarëve pas barazimit ndërmjet Napolit dhe Romës (1-1).
Giallorossët pranuan gol nga penalltia në fillim të ndeshjes që iu dha Partenopei përmes VAR-it dhe u konvertua nga Lorenzo Insigne.
Edhe kryeqytetasit kërkuan penallti pas një ndërhyrjeje të Alex Meret në Nicolo Zaniolo, i cili ishte ndëshkuar për shkak të reagimeve dhe më pas u lëndua dhe u largua nga fusha.
Stephan El Shaarawy u inkuadrua nga banka rezervë për ta shënuar golin e barazimit në minutat shtesë.
“Festova sepse dukej thuajse e pamundur gjatë kësaj ndeshjeje që të dilnim me rezultat pozitiv. Jo për faktin se skuadra ime nuk luajti mirë, sepse luajtëm dhe u përmirësuam gjatë lojës, por e pata ndjenjën se do të ishte vështirë, nëse jo e pamundur, të dilnim me rezultat pozitiv”.
“Skuadra ime ishte fantastike këtë mbrëmje (e hënë)… Deshëm më shumë, por e arritëm atë që ishte e mundshme”.
“Kam lexuar diçka nga dikush me përgjegjësi që ka thënë se liga do të vendoset nëse gjyqtarët bëjnë gabime në dëm të tri skuadrave sfiduese për Scudetto. Në rregull, unë them se liga mund të vendoset po ashtu edhe nëse gabimet bëhen në favor të ekipeve që luftojnë për Scudetto”.
“Ishte e pamundur për neve ta fitonim këtë ndeshje sot (e hënë). Nuk dua të them më shumë, por z. Di Paolo, të mos e përmend Di Bello… me raste, ndihesha i turpëruar që ndodhesha në atë pjesë pranë fushës”, ka deklaruar Mourinho për DAZN duke përmendur tri gabime kyçe. /Telegrafi/
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...