Jose Mourinho ka thënë se është dashur t’i luste krerët e Real Madridit që ta lejonin të largohej nga klubi, ndërsa nuk pret që e njëjta gjë të ndodhë me Manchester Unitedin.
Portugezi qëndroi për tre vite në Santiago Bernabeu, ndërsa shkëputja e kontratës ndodhi në maj të vitit 2013 me marrëveshje dypalëshe, ndërkohë që trajneri kishte edhe tre vite të tjera në kontratën e tij.
“Të jem i sinqertë me strukturën e klubit (Realit), ata dëshironin që unë të qëndroja, nuk donin që të largohesha”.
“Të gjithë në klub, presidenti, shefi ekzekutiv, bordi, unë, të gjithë mendonim se pas atyre viteve që isha atje, pjesa e rëndësishme e punës ishte krye dhe ata donin që unë të qëndroja”.
“Në fakt, thuajse më është dashur që t’i lusja të më lejonin të largohesha. Nuk mendoj se kjo do të ndodhë te Unitedi, sepse nuk dua të largohem”.
“Real Madridi ishte diçka që doja ta bëja… Doja ta fitoja titullin në Spanjë, por nuk mund të qëndroja. Nuk më pëlqente jeta atje. Doja të kthehesha në Angli dhe asokohe te Chelsea”, ka treguar Mourinho.
Asokohe, 54-vjeçari u kthye të Chelsea për herë të dytë, ku nuk kaloi momente të mira, ndërsa para fillimit të sezonit 2016/2017, ai mori drejtimin e Djajve të Kuq.
Në sezonin e tij të parë te Unitedi, Mourinho e fitoi Kupën EFL dhe trofeun e Europa League duke ia siguruar skuadrës kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...