Google ADS

Mourinho kontakton sulmuesin Gareth Bale

15:36 | 30 Mars 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale është sërish duke u kërkuar për transferim nga Manchester United.

Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton se Real Madridi dëshiron të mbajë atë në ‘Santiago Bernabeu’, por përpjekjet e gjigantit anglez janë duke u bërë gjithnjë e më të forta, transmeton portali arbresh.info.

Manchester United tentoi për të nënshkruar me Balen kur iu bashkua liderit në La Liga nga Tottenhami në vitin 2013, por ata kanë bërë të qartë që ende janë të interesuar për nënshkrimin e tij.

Mourinho ka informuar Balen rreth interesimit të tij dhe reprezentuesi uellisan është duke konsideruar me seriozitet ofertën./arbresh.info

Të ngjashme