Jose Mourinho ka komentuar ballafaqimin e ardhshëm të Tottenhamit me Shkëndijën e Tetovës.
Tottenham arriti të eliminonte me shumë vështirësi Lokomotivën e Plovdivit në turin e dytë kualifikues të Europa League pas fitores në transfertë 1-2 me përmbysje, duke vazhduar aventurën në raundin e tretë aty ku do të ketë përballë Shkëndijën e Tetovës me sfidën që do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
Pas Milanit, Shkëndija e Tetovës do të përballet me një tjetër skuadër të madhe në këtë kompeticion pikërisht Spurs-at. Jose Mourinho pas suksesit ndaj Lokomotiv Plovdiv dha një mendim edhe për skuadrën shqiptare që luan në Maqedoninë e Veriut.
“Nuk di asgjë për Shkëndijën. As nuk dija për Lokomotiv Plovdivin. Tani kemi përpara ndeshjen në Angli dhe më pas do të nisim të përgatisim përballjen për në Maqedoninë e Veriut. Ajo që di me siguri është që do të jetë shumë e vështirë. Në turet me tek ndeshje, është e vështirë pasi luhet gjithçka në 90 minuta”, deklaroi Mourinho për mediat angleze pasi ndeshjes me Lokomotiv Plovdivin.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?