Ish bosët e Interit, Massimo Moratti dhe Marco Tronchetti Provera kanë zbuluar si ishte zgjedhur Jose Mourinho të drejtojë ekipin dhe pse kishte qarë në autobusin e ekipit.
Festival dello Sport ishte një ngjarje me figura të ndritura të futbollit italian, ku ishin prezent edhe udhëheqësit e ekipit që fitoi “tripletën” historike.
“Mourinho më kishte mbetur në kokë jo vetëm për triumfin me Porton në Ligën e Kampionëve, por për një intervistë që kishte dhënë dy vjet pas një shorti me Deportivo La Corunan”.
“Gazetarët e pyetën për ndeshjen kthyese dhe ai u përgjigj: ‘Cila lojë? Unë tashmë po mendoj për finalen’. Kur e dëgjova këtë përgjigje, thashë: ‘Tash ky njeri është i madh’”, u shpreh ish presidenti, Massimo Moratti.
Para triumfit në Ligën e Kampionëve, Interi e fitoi Scudetton pas një fitore të vështirë në udhëtim te Siena.
“Direkt pas ndeshjes ndaj Sienas, unë po kërkoja Mourinhon, por nuk kam mundur ta gjej atë askund”.
“Ai u zhduk totalisht. Në fund, e gjeta duke qëndruar në autobusin e ekipit të përlotur duke qarë, i vetmuar. Ai qante në dënesë, doli nga personaliteti i tij”.
“Ne e fituam Ligën e Kampionëve në gjysmëfinale ndaj Barcelonës. Ne shkuam në finale të qetë dhe me vetëbesim, sepse ne tashmë kishim arritur diçka të jashtëzakonshme”.
“Ishte ai momenti kur e kuptuam se mund ta fitonim Ligën e Kampionëve, ishte vala e zjarrtë e brohoritjeve dhe përkrahjes nga tifozët në Giuseppe Meazza. Nuk ka gjë më të madhe se ajo”, u shpreh mes tjerash Marco Tronchetti Provera, ish drejtor i Interit dhe një prej aksionarëve.
Interi po shpreson për një “deja vu” ndaj Barcelonës, kur do të përballet dy herë rresht, së pari në Camp Nou e më pas edhe në Giuseppe Meazza, në një përpjekje për një sezon të jashtëzakonshëm pas shumë vitesh pritje e tranzicioni. /Telegrafi/
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...
Superliga vazhdon sot me dy superduele
Të kripura apo të ëmbla në mëngjes, çfarë këshillohet
Izraeli përshkallëzon sulmet kundër Hezbollahut
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kom...
Shënohet 25 vjetori i bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Koso...