Mourinho kërkon transferimin e Werner dhe Gotze te Tottenhami

23:21 | 25 Janar 2020
Arbresh.info

Tottenham Hotspur është në treg për nënshkrimin e një sulmuesi të ri dhe tashmë ylli i RB Leipzig, Timo Werner dhe ai i Borussia Dortmundit, Mario Gotze kanë përfunduar në radarin e tyre.

Harry Kanë është lënduar kohëve të fundit dhe mungesa e tij po vërehet shumë tek klubi londinez.

Trajneri Jose Mourinho ka përdorur Heung-min Son dhe Lucas Moura në qendër të sulmit, por asnjëri nuk ka arritur ta bind në atë pozitë.

Kështu, ai ia ka bërë të qartë presidentit të klubit, Daniel Levy, se duhet medoemos të ndërhyj dhe të transferojë një sulmues të ri.

Mourinho dëshiron sulmues në këtë afat kalimtar

Flitej për afrimin e Krysztof Piatek të Milanit dhe Willian Jose të Real Sociedadit, por marrëveshjen me këta të dy kanë dështuar.

Sidoqoftë, Levy mund të ketë një goditje mjeshtri nën mëngën e tij, pasi gazetar i BILD, Christian Falk, pretendon se Spurs kanë kërkuar ndihmën e agjentit Pini Zahavi pasi duan një sulmues nga Bundesliga.

Midis tyre janë dy emra jashtëzakonisht ambiciozë, por më emocionues është ai i Timo Werner të RB Leipzig.

23-vjeçari ka shënuar 25 gola në të gjitha garat këtë sezon dhe është raportuar se ai është një objektiv i Liverpoolit dhe Real Madridit gjithashtu.

Fituesi i Kupës së Botës, Mario Gotze po konsiderohet gjithashtu nga Spurs. Ai ka bërë vetëm pesë ndeshje si titullar te Dortmundi këtë sezon dhe forma e tij rënë ndjeshëm në klub që nga kthimi i tij nga Bayern Munich.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme