Bazuar në raportet e fundit, Benfica ka identifikuar Jose Mourinhon si trajner të tyre të ardhshëm pas shkarkimit të Rui Vitorias.
Gjiganti në Primeira Ligë ndau rrugët me 48-vjeçarin të enjten duke i dhënë fund tri viteve e gjysmë të tij në klub, transmeton portali arbresh.info.
Vitoria i ka siguruar dy tituj radhazi Benficas, por skuadra e tij ka dështuar këtë sezon për të rivalizuar skuadrën e Portos. Disfata 2 me 0 ndaj Portimonenses të mërkurën ishte ndeshja e tij e fundit në detyrë te Vikoria.
Mourinho ishte shkarkuar si trajner i Manchester United në muajin dhjetor dhe ishte raportuar atëherë që Benfica ishte duke vëzhguar atë. Portugezi është rikthyer në vendlindjen e tij pas shkarkimit dhe është parë në bankina duke shikuar ndeshjen e Vitorias si nikoqir kundër Santa Claras.
Bazuar në një raport nga gazeta portugeze ‘Record’, Mourinho vlerësohet lartë nga Benfica.
55-vjeçari nisi karrierën e tij menaxheriale në klub dhe i siguroi atyre gjashtë fitore brenda 11 ndeshjeve.
Mourinho ka qëndruar vetëm tre muaj te Benfica pas ndërprerjes së bisedimeve për kontratë me trajnerin e ri të emëruar atëherë në klub./arbresh.info/
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për përgatitje ...
Ja si duken sot lagjet luksoze të Los Anxhelosit
Emisari i zgjedhur për Ukrainën thotë se Trumpi dëshiron një...
Rama prezanton sfidat në kryeqytet përgjatë vitit 2024, njër...
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre depu...
Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba për 24 orë