Pas gjestit të tij ndaj tifozëve të Romës se ai po qëndronte në klub, tani raportohet se Jose Mourinho është duke negociuar një zgjatje të kontratës në “Stadio Olimpico”.
Trajneri nënshkroi një marrëveshje trevjeçare në korrik 2021 dhe në dy sezone ka fituar Ligën e Konferencës dhe ka arritur në finalen e Ligës së Evropës, duke humbur në penallti nga Sevilla.
Edhe pse ende i lidhur me klubin deri në qershor 2024, Mourinho ngriti dyshime për të ardhmen e tij me disa intervista duke paralajmëruar se donte ‘më shumë’ nga drejtuesit në mënyrë që të synonte një vend në Champions League.
Pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Spezia-s , Mourinho e tërhoqi turmën kur tregoi se po qëndronte pikërisht këtu në Stadio Olimpico.
Tani Sportitalia raporton se situata po shkon edhe më tej, pasi klubi po negocion një zgjatje të re të kontratës me Specialen.
Roma ndihmohet edhe nga raportet javën e kaluar se Paris Saint-Germain e kishte kthyer vëmendjen diku tjetër dhe nuk ishte më i interesuar ta punësonte atë si trajnerin e tyre të ri./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...