Mourinho ishte me mision të veçantë në ndeshjen Suedi – Itali

17:20 | 12 Nëntor 2017
Arbresh.info

Trajneri i Manchester United ka vëzhguar anësorin e klubit gjerman RB Leipzig, Emil Frosberg.

26 vjeçari ishte lojtari i ndeshjes në fitoren e Suedisë kundër Italisë 1 me 0 në kuadër të “Play Off” it të Kupës së Botës.

Forsberg është një nga lojtërat kryesor të skuadrës gjermane dhe në sezonin e kaluar ishte paraqitur në 30 ndeshje të Bundesligës duke e ndihmuar klubin të përfundojë në pozitën e dytë.

Anësori suedez ishte transferuar në vitin 2015 te skuadra gjermane, duke i ndihmuar të rikthehet në elitën e futbollit gjerman dhe të kualifikohen për herë të parë në Ligë të Kampionëve.

Mourinho ishte së bashku me Zlatan Ibrahimovic, ky fund është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar. /arbresh.info/

forsberg

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme