Në një intervistë të dhënë si një analist për ‘beIN Sports’, Jose Mourinho ka folur publikisht për herë të parë qysh pas largimit të tij nga Manchester United.
Trajneri është pyetur rreth një numri të madh temash, por është ndalur te Interi duke thënë se ky ka qenë klubi më i mirë që ka drejtuar ndonjëherë, transmeton portali arbresh.info.
“Me Interin ne kemi arritur të fitojmë gjithçka, të mposhtim Barcelonën, kampionët aktual – ne ishim të pandalshëm”
Mourinho ka hedhur poshtë gjithashtu raportet për një pensionim duke shtuar se dëshiron të jetë ende trajner.
“Pensionimi? Jam ende shumë i ri. Ende dua të jem trajner, kam qenë në futboll për një kohë të gjatë dhe unë mbushi 56 vjeçar pas disa javëve”
“I përkas futbollit, jam pjesë e nivelit më të lartë të futbollit dhe kjo është arsyeja pse do të qëndrojë”./arbresh.info/
“Është turp që luajmë në Arabi Saudite”, Williams e thotë at...
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët ...
Policia jep detaje për njërin prej rasteve të bastisjeve në ...
Scholz: Paprekshmëria e kufijve është një parim që vlen për ...
Shtëpia e Bardhë: ShBA-ja mbështet një Kosovë sovrane që res...
“Ulja e çmimit të energjisë historike”, reagon sërish Rama: ...