Google ADS

Mourinho i lumtur nëse largohet Ibrahimovic

10:45 | 30 Mars 2017
Arbresh Info

Jose Mourinho ka thënë se do të ishte i lumtur nëse Zlatan Ibrahimovic vendos të largohet nga Manchester United.

Reprezentuesi i Suedisë është në negociata me “Djajtë e Kuq” për të vazhduar qëndrimin në ‘Old Trafford’, shkruan portali arbresh.info. Sulmuesi ka shënuar 26 gola brenda të gjitha kompeticioneve për klubin anglez.

“Unë jam thjeshtë i qetë dhe duke pritur për vendimin e tij”, tha Mourinho për ‘Sky Sports’. “Nëse vendimi i tij është për të vazhduar qëndrimin dhe ai është i lumtur, edhe ne jemi të kënaqur me të”

“Nëse vendimi i tij është të largohet dhe përpiqet për të gjetur një sfidë të re, unë jam gjithashtu i lumtur edhe këtë”

La Galaxy dhe Napoli janë dy klubet që është thënë se janë duke kërkuar transferimin e tij./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme