Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho beson se Jesse Lingard do të ketë një të ardhme të ndritur në klub pas rinovimit të kontratës.
Gjiganti anglez ka njoftuar se Lingard ka nënshkruar marrëveshje të re katër vjeçare për të vazhduar qëndrimin në ‘Old Trafford’ dhe Mourinho ka thënë se është i kënaqur me vendimin e tij për të vazhduar qëndrimin në klub derisa kishte vetëm edhe 14 muaj të mbetur në kontratën e tij të mëparshme.
“Jesse ka qenë me këtë klub që nga mosha shtatë vjeçare. Ai ka një inteligjencë të madhe, që kur kombinohet me energjinë dhe aftësitë e tij, krijohet një lojtar me një të ardhme të madhe para tij”, tha Mourinho për faqen zyrtare të klubit, transmeton portali arbresh.info.
“Jam i kënaqur që ai ka nënshkruar kontratë të re”
Lingard ka bërë 17 paraqitje në Premierë Ligë këtë sezon./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...