Google ADS

Mourinho i ka kërkuar falje Henrikh Mkhitaryan në prani të gjithë lojtarëve

17:03 | 6 Janar 2018
Arbresh.info

Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, ka zbuluar se i ka kërkuar falje mesfushorit armen, Henrikh Mkhitaryan, në prani të gjithë lojtarëve.

Mourinho e zëvendësoi Mkhitaryan në pushimin e pjesëve, duke e futur sulmuesin anglez, Marcus Rashford, në vend të tij për 45 minutat e dytë .

Jose Mourinho apologised to Man Utd star in front of squad for half-time sub

Manchester United me lehtësi u kualifikua për raundin e katërt të FA Cup, duke mposhtur Derby County, me golat e Romelu Lukaku dhe Jesse Lingard.

Tekniku portugez ka thënë se nuk është ndjerë mirë kur ai e ka zëvendësuar armenin aq herët, edhe pse ai zëvendësim kishte pasur efekt.

Në intervistën pas ndeshjes, ai shpjegoi zëvendësimin e Mkhitaryanit.

“E pa drejtë, e pa drejtë. Unë i tregova atij në pushim, se nuk e pëlqej atë çfarë kam bërë, e pa dretjë”, tha Mourinho.

“Ai nuk e mertoi, ai po luante mirë, nuk po luante keq. Ai disa herë humbi topin por ishte duke luajtur mirë, ai po i jepte dinamikë të mirë ekipit. Ndjenja ime ishte se Rashford nuk do të shënonte gol dhe për këtë nuk dua të humbas kohë, unë do të luajë me Romelu dhe është dashur të sakrifikojë një lojtarë dhe Mikcy ishte ai që e sakrifikova”, shtoi Jose.

“Por, është diçka që nuk zakonisht nuk e bëj, por e bëra dhe unë i kërkova falje në prani të të gjithë lojtarëve, për arsye se nuk e mertoi”, përfundoi Jose Mourinho.

Jose Mourinho apologised to Man Utd star in front of squad for half-time sub

Mkhitaryan është duke u lidhur me një largim nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ai ka humbur besimin e Joses dhe ka startuar vetëm në një ndeshje në 11 të fundit në Premierligë. /arbresh.info/

Të ngjashme