Google ADS

Mourinho i dha mësim taktik Arsenalit – thotë ish-ylli i klubit londinez

09:43 | 8 Dhjetor 2020
V. S.

Jose Mourinho i dha mësim taktik Arsenalit, sipas ish-yllit të klubit nga Londra veriore Freddie Ljungbergut, i cili thotë se mënyra e humbjes nga Tottenhami i dhemb atij.

Arsenali e pësoi humbjen e gjashtë të sezonit në derbin e Londrës veriore në Tottenham Hotspur Stadium të dielën dhe ra në vendin e 15-të në renditjen e Premierligës si pasojë, transmeton Gazeta Express.

Goli mahnitës nga largësia i Son Heung-min në minutën e 13-të dhe goli i Harry Kane para pushimit mes pjesëve nga dy kundërsulme klasike ishin të mjaftueshëm për t’ia siguruar fitoren Tottenhamit.

Nga ai çast, skuadra e Mikel Artetës e mbizotëroi lojën me posedimin e topit, por pati shumë vështirësi të krijojë mundësi për të shënuar, për shkak të mbrojtjes së ngjeshur të Mourinhos, i cili ishte vrastar në kundërsulme.

Arsenali nuk ishte në gjendje të kthehej në lojë në pjesën e dytë dhe rivali i qytetit e festoi fitoren e cila i dërgoi në vendin e parë në ligë.

Ljungberg tha se Mourinho e vendosi ekipin në fushë në mënyrë të përsosur për ta fituar ndeshjen.

“Nuk e kam marrë veten ende”, tha ish-anësori dhe ish-trajneri i përkohshëm i Arsenalit.

“Ishte vështirë por Mourinho na dha mësim sesi ta luajmë një ndeshje taktike”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme