Steven N’Zonzi është duke tërhequr interesimin e Manchester United, Manchester Cityt dhe Arsenalit.
Mesfushori para se të transferohej në Sevilla kishte luajtur në Premierligë me skuadrën e Blackburn Rovers. Ai ishte larguar në drejtim të Sevillas në vitin 2015.
N’Zonzi që nga transferimi i tij në kampionatin spanjoll është shndërruar një nga mesfushorët më të mirë të ligës dhe po ashtu është ftuar në kombëtaren e Francës, transmeton arbresh.info.
Gjigantët anglez janë në kërkim të një mesfushori shkatërrues, pozitë kjo që do ta mbulonte pa ndonjë problem mesfushori francez.
Sipas Don Balon, Jose Mourinho, Pep Guardiola dhe Arsene Wenger e dëshirojnë atë në skuadrat e tyre.
Mourinho e dëshiron si partner të Nemanja Matic dhe të Paul Pogbas, pasi që Pogba dëshiron të luajë më i avancuar dhe N’Zonzi do t’i lejonte këtë.
Ndërsa Guardiola e sheh si zëvëndësues i Yaya Toure, i cili pritet në fund të këtij sezoni të largohet nga skuadra.
Gazeta spanjolle Don Balon raporton po ashtu se Mourinho dhe Guardiola do të luftojnë kokë me kokë për shërbimet e francezit. /arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...