Google ADS

Mourinho godet Real Madridin pas thashethemeve rreth transferimit të Ronaldos

16:54 | 25 Janar 2018
Arbresh Info

Jose Mourinho ka përqeshur Real Madridin rreth spekulimeve që Manchester United është duke kërkuar ri-nënshkrimin me Cristiano Ronaldon gjatë verës.

32-vjeçari ka qenë i lidhur me një rikthim në Old Trafford qysh pas largimit nga klubi për një tarifë që theu rekord botëror në vitin 2009 dhe thashethemet janë duke qarkulluar sërish edhe këtë janar, transmeton portali arbresh.info. Raportet sugjerojnë që United është duke kërkuar që Madridi të përfshijë Ronaldon në ndonjë marrëveshje me portierin David de Gea, ndërkohë që “Djajtë e Kuq” besohet se do lejojnë largimin e tij në sezonin 2017/18.

Mourinho, i cili ka pasur tri vite të përziera në Bernabeu, pretendoi se ish klubi i tij është në “zjarr” pas fillimit të tmerrshëm të Madridit këtë sezon nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes.

I pyetur rreth thashethemeve rreth Ronaldos, Mourinho u përgjigj: “Unë mendoj që duke u bazuar në momentet aktuale që është duke kaluar Real Madridi, kjo duhet të jetë gjëja e fundit që unë t’i shtoj edhe më shumë benzinë zjarrit”.

“Madridi është në zjarr, rezultatet nuk janë të mira dhe ata janë një klub që unë kam punuar tri vite, më ka interesuar për klubin, unë jam personi i fundit që duhet t’i shtoj zjarr, unë duhet t’i vë ujë zjarrit”

Mourinho insistoi se çdo skuadër në planet do ta preferonte transferimin e Ronaldos, por beson që e ardhmja e sulmuesit vazhdon të jetë e vendosur në Real Madrid.

“Cristiano Ronaldo është një lloj lojtari që çdo trajner dhe çdo klub e dëshiron. Por, Zindane dhe Real Madridi, aty e ndjejë unë [që do të vazhdoj]”, shtoi ai.

/arbresh.info/

Të ngjashme