Jose Mourinho është prezantuar si trajner e klubit gjigant të Turqisë, Fenerbahces.
Pas prezantimit ai u shpreh tejet i emocionuar, ku tha se do të jetë një përgjegjësi e madhe për të, shkruan Arbresh.info.
“Ju premtoj, që nga tani, unë ju përkas juve si familje. Fanella e Fenerbahces është sikur lëkura ime. Faleminderit për dashurinë tuaj për mua. Normalisht një trajner e sheh dashurinë pas ndonjë fitoreje, por unë e shoh këtë dashuri menjëherë. Kjo është një përgjegjësi e madhe. Që nga momenti kur takova presidentin, doja të luaja për ju, sepse ju jeni shpirti i klubit të futbollit. Unë dua të jem trajneri i të gjithë juve”, ishin fjalët e para të Mourinhos.
Kujtojmë që aventura e fundit si trajner e Mourinhos ka qenë te Roma kur u shkarkua disa muaj më parë./Arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...