“Mourinho është në telashe të mëdha”

15:01 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Mbrojtësi legjendar i Manchester United, Rio Ferdidand, ka deklaruar se Jose Mourinho është në presion të madh për ta fituar Premierligën dhe Man City është duke i shkaktuar probleme të mëdha.

‘Djajt e kuq’ nuk e kanë fituar ligën në pesë vitet e fundit dhe mandje nuk kanë përfunduar as në top treshe.

Mourinho kishte mbështetje të madhe nga bordi i United gjatë veres, duke shpenzuar 140 milionë funta në lojtarët si Romelu Lukaku, Victor Lindelof dhe Nemanja Matic.

Megjithatë, ata janë pesë pikë mbrapa liderve Manchester City.

Ferdinand mendon se në rast të dështimit për ta fituar ligën atëherë pozita e Mourinhos do të lëkundet.

“Kur bëhesh lojtar i Manchester United, atëherë do të kesh një presion të madh”, tha Ferdinand për Metro.co.uk.

“Historia na tregon se United ka fituar ligën në të kaluarën dhe këtë tashmë nuk e ka bërë në vitet e fundit. Tifozët e duan titullin, tifozët ia kanë dhënë kohën e duhur Mourinhos, po ashtu dhe klubi”, shtoi ish mbrojtësi anglez.

“Ai ka investuar shumë dhe shumë mirë, por tani është koha që të jep produktin e pritur. Unë mendoj se problemi në rrugën e Mourinhos është se Manchester City ka një skuadër të fortë dhe tejet të talentuar, besoj se do të jetë një garë ndërmjetë dy klubeve të Manchesterit”, përfundoi Ferdinand.

Ferdinand për United ishte paraqitur në 312 ndeshje duke shënuar shtatë gola. /arbresh.info/

Të ngjashme