Google ADS

Mourinho: E refuzova Milani tre vite më parë, jam shumë i lumtur që kam marrë atë vendim

23:10 | 6 Janar 2022
KRG

Trajneri portugez, Jose Mourinho pas ndeshjes ndaj Milanit ka zbuluar  se vite më parë ka refuzuar një ofertë  e shtruar nga Milanit që ai të bëhet trajner i tyre.

Lexo edhe:

Milani dyfishon epërsinë ndaj Romës

“Më ofruan punën tre vjet më parë. E kam menduar për tre ditë, por jam shumë i lumtur që kam marrë atë vendim”, tha trajneri portugez në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Unë jam profesionist, por ka ende hapësirë për emocione. Unë jam i apasionuar pas Romës dhe do të jap gjithçka për këtë klub”.

Ndërsa ai ka vazhduar duke ironizuar dhe duke thënë se pas ndeshjes së sotme ndihet i lumtur se përse e ka refuzuar atë kohë ofertën.

“Duke parë atë që ndodhi sot, jam dy herë më i lumtur për vendimin tim,”- ka thënë Mourinho. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme