Jose Mourinho e ka përshkruar sulmuesin Alexis Sanchez si një “lojtar fenomenal” derisa lufta ndërmjet klubeve Manchester për yllin e Arsenalit po nxehet.
Arsenali kërkon 35 milionë funta për Sanchezin që Jose Mourinho është i gatshëm t’ia ofrojë këtë muaj dhe të mos pres deri në verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
“Në nivel të përgjithshëm ajo që mund të them është se unë, bordi i Manchester United dhe pronarët, nuk besojnë aq në merkaton e muajit janar”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Ne nuk besojmë se nënshkrimi me një lojtar është vetëm sa për ta transferuar atë, sa për të bërë diçka. Ne nuk besojmë në këtë”
“Ajo që ne në të vërtetë besojmë është se këtu janë disa lojtarë në botën e futbollit që nëse ju keni shans për të nënshkruar me ta në janar, mars apo korrik, ju duhet të përpiqeni dhe kjo është e tëra”
“Por, në lidhje me Alexis Sanchezin, ju nuk mund të thoni asnjë fjalë, e vetmja gjë që mund të them është se ai është një lojtar fenomenal dhe përveç që është një lojtar i Arsenalit unë nuk e ndjejë se duhet të them më shumë se kaq”
United është duke kërkuar për një tjetër golashënues për shkak të Zlatan Ibrahimovicit që ende është duke pasur probleme me lëndime./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...