Ka përfunduar Kampionati Evropian Euro 2020 me Italinë që është fituesi e këtij turneu madhor për futbollin evropian.
Azzurrët kanë arritur ta mposhtin Anglinë në penallti 3-2, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan baras 1-1.
Jadon Sancho dhe Marcus Rashford u inkuadruan në lojë në minutën e 119-të vetëm për penallti dhe i humbën ato.
I pasaktë nga pika e bardhë ishte edhe talenti anglez Bukayo Saka që e humbi penalltinë vendimtare.
E për finalen ka folur edhe trajneri i Romës, portugezi Jose Mourinho, duke kritikuar trajnerin anglez Gareth Southgate.
Mourinho ka thënë se ka qenë shumë e vështirë që për talentin Saka të marrë atë përgjegjësi të madhe, duke goditur indirekt trajnerin anglez.
“Saka kishte fatin e një vendi të tërë mbi supe. Mendoj se kjo është shumë për një djalosh të ri si ai, që të ketë gjithçka mbi supe në atë moment”, tha Mourinho.
Tutje portugezi ka thënë se të vështirë e kanë pasur edhe dyshja Rashford e Sancho që herën e parë që prekën topin ishte te pika e penalltisë.
“Në të vërtetë, është gjithashtu shumë e vështirë për Rashford dhe Sancho të vijnë dhe të gjuajnë një penallti pas vetëm një prekje të topit”, përfundoi Mourinho./EO/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit