Mourinho do ta shes De Gean në Real Madrid

12:37 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho do ta shesë De Gean në Real Madrid në afatin kalimtar të verës në vitin 2018.

De Gea është synim i ‘los blancos’ që disa vite dhe ende mbetet prioritet i Florentino Perezit, transmeton arbresh.info.

Reali ishte shumë afër transferimit të De Geas në vitin 2015 por kishte dështuar për shkak se klubi anglez kishte vonuar dokumentacionin.

Besohet se Mourinho do shesë De Gean te Real Madridi
Besohet se Mourinho do shesë De Gean te Real Madridi

 

Sipas Don Balon, Perez më në fund do ta realizojë këtë transferim pasi Mourinho është duke e menduar seriozisht shitjen e portierit spanjoll.

Por, Mourinho në favor e kërkon mbrojtësin francez, Raphael Varane në Old Trafford.

Mourinho e kishte transferuar Varanen nga Lens sa ishte trajner i Realit në vitin 2011.

Varane është lojtari që Jose e dëshiron në këmbim
Varane është lojtari që Jose e dëshiron në këmbim

 

Mbrojtësi 24 vjeçar që nga transferimi i tij në Santiago Bernabeu është bërë një nga mbrojtësat më të mirë në botë. /arbresh.info/

Të ngjashme