Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj CSKA Sofia për Ligën e Konferencës.
Roma është duke kaluar një sezon të mrekullueshëm nën urdhrat e teknikut portugez, ku kanë fituar pesë ndeshjet e para.
“Pesë ndeshje nuk janë 15-të, nuk ka arsye të jeni shumë optimist dhe pozitivë”.
“Tifozët janë të lumtur, por ata gjithashtu duhet të balancohen dhe të kuptojnë se jemi duke punuar që dy muaj. Gjithmonë iu them lojtarëve se gjithçka nën 100 për qind është asgjë, ne duhet të vazhdojmë me ambicien e njëjtë”.
“Lojtarët nuk e dinë kush do luajë, do këtë ndryshime krahasuar me ndeshjen e kaluar. E rëndësishme është të mbajmë strukturën e mirë dhe të sigurojmë rezultat pozitiv”.
Në fund, Mourinho tregoi se është i fokusuar në Seria A para Ligës së Konferencës.
“Si një asistent te Barcelona e fitova Kupën në vitin 1997. Do doja ta fitoja, por jemi vetëm në ndeshjet e para”.
“Nuk dua të jem gënjeshtarë dhe të them nuk më intereson, por liga është shumë më e rëndësishme për ne, është shumë më e rëndësishme se Liga e Konferencës. Dua që skuadra të këtë mentalitetin që ndeshja e radhës të jetë e rëndësishme, edhe në Angli, në katër gara e bëra këtë”, përfundoi Mourinho.
Nesër, Roma do përballet me Sofian.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...