Google ADS

Mourinho dëshiron të sjellë Matic te Roma

15:00 | 20 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Jose Mourinho dëshiron të transferojë mesfushorin e Manchester United, Nemanja Matic te AS Roma.

30-vjeçari ka konfirmuar se do të largohet nga Old Trafford kur t’i skadojë kontrata më 30 qershor.

Tekniku portugez dëshiron të forcojë mesfushën në skuadrën e “Giallorossëve” dhe e sheh Matic si përforcimin ideal.

Mourinho kishte punuar me mesfushorin serb kur ai ishte në krye të United dhe është i etur të organizojë një ribashkim me të në Stadio Olimpico këtë verë.

33-vjeçari është pjesë e United që nga viti 2017 kur u transferua nga Chelsea. Gjatë kësaj periudhe me “Djajtë e Kuq” ka zhvilluar 124 paraqitje dhe ka shënuar dy gola./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme