Jose Mourinho këmbëngul se Tottenhami i tij nuk do të heqë dorë nga asnjë garë, pasi ia doli të kalojë në rrethin e pestë të FA Cup falë fitores kundër Wycombe të hënën.
Wycombe, skuadra e fundit në Championship apo kategorinë e dytë të futbollit anglez, e tronditi Tottenhamin kur Fred Onyedinma shënoi për epërsinë e skuadrës së vet kah mesi i pjesës së parë.
Por Gareth Bale – që ishte titullar si rrallë herë – e barazoi rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë, duke realizuar gol me kokë pas harkimit nga Lucas Moura.
Tottenhami i rriti presionin në pjesën e dytë, por Wycombe u bëri ballë sulmeve të shpeshta në përpjekje për ta çuar ndeshjen në kohën shtesë.
Megjithatë, i futi në lojë lojtarët kryesorë si Harry Kane, Son Heung-min dhe Tanguy Ndombele. Dallimi në cilësi në fushë ndryshoi edhe më shumë dhe Harry Wings shënoi për epërsinë e Tottenhamit katër minuta para fundit.
Ndombele u siguruar që të mos ketë dramë në çastet e fundit kur shënoi dy herë në sekondat e fundit të ndeshjes.
Tottenhami e ka arritur finalen e Carabao Cup tashmë dhe është ende në garë në Ligën e Evropës, me Mourinhon që është i etur për trofe në secilën prej garave që skuadra e tij merr pjesë këtë sezon, përfshirë Premierligën.
“Edhe kur është dashur t’i zhvillonim katër ndeshje brenda javës dhe njerëzit mendonin se ne do të hiqnim dorë nga Liga e Evropës apo Carabao Cup, ne nuk e bëmë. Ne luftuam. Sot ne e sollëm këtu tërë skuadrën, vetëm Hugo Lloris qëndroi në shtëpi. Ne do të luftojmë”, tha Mourinho për BBC.
“Ne duam të vazhdojmë. Në shkurt duhet të luajmë në tri gara, sepse është FA Cup dhe pastaj rifillon Liga e Evropës. Natyrisht se do të jetë e vështirë, por ne duhet të përpiqemi”, shtoi ai. /Gazeta Express/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...