Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është duke konsideruar mundësinë për të transferuar sulmuesin e Romës, Edin Dzeko në afatin e janarit.
Boshnjaku ka qenë një ndër lojtarët kryesorë te Roma që nga transferimi nga Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
Dzeko ka arritur të shënojë 95 gola dhe ka kontribuar me 40 asistime në fanellën e Romës, ndërsa këtë sezon ka arritur të shënojë tetë gola dhe tri asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat.
The Mirror beson që tekniku portugez po dëshiron ta transferojë sulmuesin në afatin dimëror, ndërsa sipas Transfermarkt, vlera e lojtarit është 14 milionë euro.
Dzeko edhe më herët ka luajtur në Premierë Ligë në fanellën e Cityt duke shënuar 72 gola dhe 39 asistime në 189 paraqitje./arbresh.info.
Prishtina shënon fitoren e parë në elitën e basketbollit kos...
Scholz: E përsëris, nuk do të furnizoj Ukrainën me raketa ‘T...
Osmani flet për qëndrueshmërinë e grave në luftë dhe progres...
Dy golëshi i Zhegrovës i pamjaftueshëm për të marr fitoren L...
Porsche me motorin elektrik të Teslas
Conrad: Partneriteti me Kosovën, dëshmi e miqësisë së qëndru...