Mourinho dëshiron që Christian Eriksen të qëndrojë te Tottenham

14:47 | 22 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho dëshiron që mesfushori, Christian Eriksen të qëndrojë në skuadër.

Danezi është i lidhur me transferimin në Real Madrid dhe ka refuzuar disa kontrata nga klubi anglez, transmeton portali arbresh.info.

Real Madrid dëshiron të nënshkruajë kontratë paraprake me ish-lojtarin e Ajaxit pastaj në fund të sezonit ta transferojë si lojtar i lirë.

Mirëpo, tekniku portugez e ka konfirmuar se është duke shpresuar se Eriksen të nënshkruajë kontratë të re me Spurs.

E ardhmja e danezit do të kuptohet në muajin e ardhshëm, mirëpo edhe Manchester United ka interesim për këtë të fundit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme