Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është dënuar me dy ndeshje për fyerje të arbitrit duke iu referuar ‘Calciopoli’, ndërsa drejtori Tiago Pinto është pezulluar deri më 8 mars dhe janë sanksionuar edhe anëtarë të tjerë të stafit.
Incidentet ndodhën gjatë dhe pas barazimit 2-2 me Hellas Verona në Stadio Olimpico, ku trajneri Mourinho u përjashtua nga fusha.Ai u pa duke imituar një telefon për gjyqtarin Luca Pairetto, i cili është djali i një ish-arbitri Pierluigi Pairetto, i cili ishte i përfshirë në hetimin e Calciopoli në 2006.
Pairetto u zbulua se kishte kontakte të shpeshta telefonike me drejtorin e atëhershëm të Juventusit, Luciano Moggi, por këmbënguli se ai kishte komunikuar edhe me drejtorë nga klube të tjera të ndryshme.
Mourinho u gjobit gjithashtu me 20,000 euro dhe Tiago Pinto u dënua deri më 8 mars, ndërsa ndihmës trajneri i Mourinhos, Luis Da Costa Nuno Santos u pezullua me dy ndeshje.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...