Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho ka konfirmuar se mesfushori Dele Alli, nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Bournemouth-it.
Alli shkaku i lëndimit mungojë edhe në derbin ndaj Everton-it, mirëpo nuk do jetë i gatshëm as për ndeshjen e nesërme, transmeton portali arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar Mourinho, i cili ka thënë se nuk dëshiron ta rrezikojë anglezin.
“Është lëndim i vogël, por nuk do jetë i gatshëm për nesër. Ka histori të keqe me këto lëndime, andaj duhet të jetë i kujdesshëm”.
“Nuk mund të rrezikojmë kur probleme të vogla këtu”, deklaroi ai.
Pritet të shihet nëse Alli do jetë i gatshëm për derbin kundër Arsenal-it./arbresh.info.
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...
Laurenti thotë se ndihet mirë pas daljes nga shtëpia: U këna...
Theu kutinë për pesë mijë euro, G Bani merr penalizimin nga ...