Mourinho: Dele Alli do qëndrojë të Tottenham-i

16:26 | 23 Shtator 2020
Arbresh Info

Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho ka insistuar se mesfushori Dele Alli nuk do largohet gjatë afatit veror.

Mesfushori nuk ishte pjesë e Spurs në dy ndeshjet e fundit, kurse ka nisur bisedimet për kalimin të PSG-ja, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, tekniku portugez ka bërë të ditur që anglezi nuk do largohet dhe do e rikthejë në skuadër për ndeshjen ndaj Shkëndijës.

“Po, besoj që do jetë këtu. Mund të them se jam i bindur që do qëndrojë këtu”, deklaroi ai.

Nesër Tottenham-i do përballet me Shkëndijën, përballje që nis në ora 21:00./arbresh.info.

https://twitter.com/SpursOfficial/status/1308749203745595393

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme