Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka theksuar se nuk ishte përgjegjës për shitjen e Mohamed Salahs gjatë kohës së tij në Chelsea.
Reprezentuesi egjiptian ishte transferuar nga Mourinho gjatë merkatos dimërore të vitit 2014, por lojtari nuk arriti të depërtoj në formacionin startues para se të shitej, transmeton portali arbresh.info.Fillimisht pas disa sezoneve si një i huazuar në Serie A, Salah u transferua në formë të përhershme nga AS Roma gjatë verës së vitit 2016 dhe Mourinho ka theksuar që nuk ka pasur ndikim në largimin e sulmuesit.
“Kjo është hera e parë që po e them këtë, por ky është një tjetër padrejtësi që është folur për mua. Njerëzit thonë se unë isha ai që e shita Salahn dhe në fakt është e kundërta. Unë e bleva Salahn”, ka thënë portugezi për ‘ESPN’.
Një pjesë e tifozëve të “Bluve” kanë tentuar të fajësojnë portugezin për largimin e Salahs, por në formë befasuese Mourinho ka mohuar se ka pasur ndonjë rol në largimin e egjiptianit në Stamford Bridge./arbresh.info/
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...