Jose Mourinho është ankuar në topin e barazimit 1-1 të Tottenham Hotspurit ndaj Middlesbrough në FA Cup.
Ashley Fletcher e shënoi golin e parë të takimit në minutën e 50-të, derisa Lucas Moura (61’) e barazoi rezultatin në 1-1.
Dy skuadrat do ta zhvillojnë edhe përballjen e dytë, në mënyrë që të përcaktohet se kush kalon në rrethin tjetër të garës së dytë më të rëndësishme në Angli.
Por, trajneri portugez fillimisht tha se topi i kësaj sfide ishte shumë i shndritshëm dhe më shumë dukej si top i detit.
“Mendoj se ai ishte top i detit. Ishte shumë i shndritshëm. Nuk mendoj se ajo gjë i ndihmon lojtarët. Por , kjo nuk është arsyetim”, ka thënë Mourinho.
“Portugezi më tej shtoi se VAR-i duhej ta anulonte golin e Fletchers, pasi sipas tij ishte në pozitë jashtë loje. /Telegrafi/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...