Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho nuk është i interesuar rreth aktivitetit të kampionit në Premierë Ligë në transferime por sugjeron që Alvaro Morata do të jetë një sulmues shumë i mirë te klubi në Stamford Bridge.
“Nuk jam i interesuar në të vërtetë për atë që bënë Chelsea”, tha fillimisht 54-vjeçari për ‘Sky Sports News’, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj që ishte e qartë që Chelsea kërkonte nënshkrimin me një sulmues, veçanërisht pas situatës së tyre ndërmjet trajnerit dhe Diego Costas”
“Ishte e qartë që ata do të nënshkruanin me një sulmues, ata e bënë këtë me Alvaron dhe Alvaro është një lojtar shumë i mirë për ata”
Raporte të ndryshme pretendojnë që Chelsea ka paguar një tarifë prej 58 milionë funta për të siguruar shërbimet e lojtarit që shënoi 20 herë sezonin e kaluar për gjigantin në La Liga./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...