Trajneri i Tottenham-it, Jose Mourinho beson se mesfushori Dele Alli, nuk e ka merituar suspendimin për një ndeshje në Premierë Ligë.
Anglezi bëri postim duke bërë shaka, të cilat lidheshin me koronavirusin dhe komisioni vendosi ta dënonte me një ndeshje suspendim, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, tekniku portugez beson se Alli nuk e ka merituar këtë suspendim.
“Ndihem shumë keq që ai nuk do luaj. Është lojtar që ka punuar shumë gjatë kësaj periudhë dhe është i zemëruar që nuk do luaj ndeshjen e parë”.
“Nuk dua të them më shumë, nuk mendoj se e meritonte këtë ndeshje dënimi në krahasim me gjërat që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe”, theksoi ai.
Tottenham nesër do e pres Manchester United-in, derisa vazhdojnë të ‘luftojnë’ për të hyrë në top katër, pozitë e cila siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm./arbresh.info.
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi