Jose Mourinho duket se do të kalojë një tjetër vit si i papunë, pasi deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë joshëse, për t’u rikthyer në “futbollin që vlen”, ndërsa milionat kineze i ka shtyrë për në një tjetër moment.
Tekniku portugez, i cili ka një karrierë mjaft të pasur si për skuadrat që ka drejtuar, ashtu edhe për trofetë e shumtë që ka fituar, ka dhënë një intervistë për “Gazetta Dello Sport” në Itali, ku ka folur për Serinë A dhe planet për të ardhmen.
“Mendoj se Interi duhet të fitojë këtë sezon. Jam i sigurt që ka ardhur koha që zikaltrit të festojnë në fund”, tha Mourinho, duke shtuar presionin ndaj trajnerit të ri të zikaltërve, Antonio Conte.
I pyetur se me çfarë po merret aktualisht, Jose Mourinho ka zbuluar një detaj mjaft interesant, që mund të hedhë dritë mbi të ardhmen e afërt të tij.
“Aktualisht po mësoj gjermanishten. Flas portugalisht, anglisht, italisht, spanjisht dhe frëngjisht, ndaj gjermanishten e kisha mangët dhe po e mësoj. Nuk do të thotë që do të shkoj të punoj atje, ndonëse Bundesligën nuk e përjashtoj si opsion”, tha Mourinho./Supersport.al
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë