Google ADS

Mourinho afër shkarkimit, Man Utd gjen trajnerin e ri?

09:11 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Manchester United mund të detyrohet të bëjë ndryshim në postin e menaxherit.

Dy humbje në tri xhirot e para në Premierligë kanë afruar Jose Mourinhon në prag të shkarkimit nga detyra.

Mediat angleze raportojnë se klubi nga Old Trafford ka tre kandidatë kryesorë për pasardhës të Mourinhos, përcjell Arbresh.info.

Zinedine Zidane dhe Antonio Conte janë dy prej tyre dhe opsione më të lehta meqë janë pa klub.

Por, një kandidat tjetër është menaxheri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme