Mourinho 60 milionë për Perisicin, “çmendet” tifozët

18:34 | 6 Prill 2017
Arbresh Info

Manchester United raportohet se është i gatshëm të ofroj 60 milionë euro për të nënshkruar me yllin e Interit, Ivan Perisic.

Reprezentuesi kroat ka shkëlqyer te Interi deri tani këtë edicion dhe ka ri-gjetur gjithashtu formën e tij në ‘San Siro’, transmeton portali arbresh.info. Trajneri Jose Mourinho ka qenë i lidhur me transferimin e tij në ‘Old Trafford’ duke e parë sulmuesin si një futbollist kreativ.

Perisic, i cili mund të luaj edhe si mesfushor, është vetëm njëri nga emrat e mëdhenj që janë shënjestër e klubit.  Sidoqoftë tifozët e Manchester United ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar se nuk janë aspak të kënaqur me këto raporte dhe tarifën që ofrohet për të.

60 milionë euro është një tarifë që konsiderohet e tepërt për një lojtar që ata nuk kanë nevojë aktualisht. Me Juan Matan, Henrikh Mkhitaryan dhe Anthony Marital që tashmë kanë okupuar këto pozita, transferimi i tij duket i panevojshëm./arbresh.info

Shikoni reagimet e tifozëve të Manchester United më poshtë:

screenshot_3

Të ngjashme