Mason Mount ka vlerësuar lart trajnerin e tij, Frank Lampard.
Ylli anglez i Chelsea, Mount, po punon nën urdhrat e Lampard për të dytin sezon radhazi, pasi ishte me të edhe te Derby County.
Përveç se i pëlqen puna me të, Mount e ka pëlqyer Lampardin edhe kur ky i fundit ishte lojtar. I riu i Chelsea ka shprehur dëshirën që të bëhet si Lampard në mënyrën e lojës.
“Jam shumë me fat që kam punuar me Lampard si te Derby edhe te Chelsea. Trajneri ka qenë i shkëlqyer me mua. Ai gjithmonë më jep disa këshilla dhe më ka inkurajuar duke më mësuar gjëra teksa rritem si lojtar”, ka thënë Mount, transmeton lajmi.net. “E kam dashuruar secilën minutë të këtij sezoni”.
“Do të doja të shtoja gola në pjesën e lojës sime, siç bëri Frank kur ai luante me Chelsea. Nëse unë mund të bëj vetëm gjysmën e golave që bëri ai, do të isha shumë i lumtur. Ai ishte dominues si mesfushor golshënues. Do të doja të isha si ai edhe në aspektin e trofeve”, ka shtuar anglezi.
Mount ka qenë një nga pikat kyçe të formacionit të Frank Lampard dhe e ardhmja e tij shihet nga më të ndriturat në mesin e lojtarëve anglezë.
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...