Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro ka postuar një foto ku shihet Lionel Messi duke adhuruar vëllain e saj pas fitores 3-0 të Juventusit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve të martën.
Ronaldo shënoi dy herë nga pika e bardhë në atë takim për të ndihmuar skuadrën e tij që të merrte një fitore të madhe, pasi e kaluan Barcelonën në renditje duke marr vendin e parë.
Portugezi pas ndeshjes ka thënë se ai kurrë nuk e ka parë argjentinasin si një rival, por motra e tij e bëri të qartë rivalitetin mes dyshes, kur postoi një foto në rrjetet sociale për të lavdëruar vëllain e saj.
“Mbreti im. Më i miri ndonjëherë. Krenaria e jetës sime”, ka shkruar ajo në postimin e bërë, së bashku me një foto të Messit duke u përkulur para këmbëve të asit të Juves.
Rivaliteti mes Messit dhe Ronaldos arriti kulmin kur dyshja po luanin për Barcelona dhe Real Madridin.
Ata kanë dominuar futbollin për më shumë se një dekadë, me Ronaldon që ka pretenduar pesë Topa të Artë në krahasim me gjashtë të Messit. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...